MOSKË, 16 shkurt 2013 – “Kallashnikov AK-12”, miti i luftërave në botë, arma më popullore edhe në trazirat shqiptare të vitit 1997, ka përfunduar tashmë fazën e parë të provave me modelin më të ri të automatikut , njoftoi radioja “Golos Rosssii”, që i referohet kryekonstruktorit të armëve dhe pajisjeve të ushtarake në Institutin qendror kërkimor-shkencor të ndërtimit të makinave në Federatën Ruse, Vladimir Lepin.
Sipas fjalëve të konstruktorit të përgjithshëm, pas eliminimit të defekteve të evidentuara gjatë testimit, arma automatike do t’i nënshtrohet etapës së provave shtetërore. Tani është ende shpejt për të folur për rezultate. Konstruktori V.V. Zlobin i uzinës së prodhimit të makinave dhe armëve IZHMASH e ka përpunuar modelin qysh në vitin 2011. Modeli i ri i kallashit peshon 3,3 kg pa fishekë; ka gjatësi 945 / 725 mm me bajonetë të ngritur / të ulur; përdor 4 lloje fishekësh kalibër: 45×39 mm, 7,62×39 mm, 5,56×45 mm, 7,62×51 mm; me shpejtësi qitjeje 650/1000 të shtëna në minutë tre e nga tre; shpejtësia fillestare e plumbit 900 metra në sekondë; largësia maksimale 1000 metra. Ka dylbi për t’u përdorur si snajper. Do të pajisen fillimisht forcat e policisë dhe pastaj ushtria.
(th. m., Agjencia e lajmeve “Dyrrah”)