Babë e bir, D. D., 68 vjeç dhe P. D., 38 vjeç, banues në fshatin Shullan në Dibër, janë arrestuar nga policia, pasi akzohen për posedim të armëve.
Ata ranë në pranga nga operacioni “Weapons”, ku gjatë kontrollit në banesën e 68-vjeçarit në fshatin Shullan, janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh, konkretisht :
Dy armë zjarri kallashikov, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 copë kapsolla detonatore, 715 copë fishekë, dhe 5 krëhëra arme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.





