Në Landovicë të Prizrenit një grup i madh njerëzish të cilët raportohet se ishin të armatosur dogjën lokalin shumë të frekuentuar të natës ‘Kobra City’. Ata i rrahën edhe dy rojet që ishin në objekt sot herët në mëngjes.

Nga ky incident lëndime morën dy rojet, njëri prej tyre më rëndë.

Donjeta Kosumi e cila nuk ishte në vendin e ngjarjes në kohën e incidentit shpjegon atë që i rrëfyen rojet.

Por dy sulmuesit që hynë brenda në lokal nuk ishin të vetëm.

Teksa thotë se i janë shkaktuar dëme rreth 200 mijë euro ajo mohon të ketë pasur problem me dikë, trasmeton Klan Kosova.

Ndërkohë në polici thonë se ende nuk dihen motivet e sulmit.