Nga Ilir Malindi*
I nderuar zoti Prokuror i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Po ju shkruaj në lidhje me veprimtarinë kriminale të Policisë së Shtetit (krimi ekonomik) dhe Prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës Task Forcës për një veprimtari antiligjore dhe kriminale kundër familjes sime nga këto dy organe që përfitojnë edhe nga statusi i funksionit shtetëror. Sipas informacioneve verbale që unë kam, djali im Alban Malindi, i licencuar sot avokat, ka dalë në vjeshtën e 2012 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me një sasi parash të familjes për të blerë një automjet jashtë Shqipërisë. Ka deklaruar paratë në doganë dhe destinacionin që do të kishin dhe është kthyer me një mjet të rregullt, i cili u zhdoganua dhe u targua konform ligjeve shqiptare. Nga ky moment Policia e Shtetit informon sektorin e krimit ekonomik- financiar për gjoja veprimtari të kundërligjshme të avokat Albanit Malindit, duke pasur gjoja edhe të dhëna të tjera që për mua janë letër higjienike për në WC nëe lidhje me kontingjentet dhe shpifjet dhe informacionet e rrugaçëve të policisë, të depozituara nëpër komisariate siç ishte rasti i një vagabondi, që sot militon akoma në radhët e saj, Boris Hysi, me të cilin unë për pak sa u ndesha fizikisht nga veprimet kafshërore para disa vjetësh në Durrës. E kallëzova penalisht për veprime të kundërligjshme ndaj familjes sime, por si zakonisht çështja u mbyll nga këta prokurorë të “ndershëm”. Këto fytyra kanë lënë shënime në fashikujt që dikur i përdorte Gestapoja gjermane e Adolf Hitlerit apo Sigurimi i Shtetit i Enver Hoxhës dhe tani i përdor një Gestapo e re që është Policia e Shtetit të Berishës.
Nga ky moment kur avokat Alban Malindi deklaroi paratë që kishte me vete, i gjithë materiali i policisë kufitare Rinas kalon në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës dhe në të përfshihet Task Forca dhe prokurori Afrim Shehu, që e ka sot.
Mbi av. Albanin dhe gjithë familjen time fillojnë survejimet, përgjimet, fotografimet dhe filmimet. Albani dhe gjithë jeta private jona, me një vendim Gjykate që nuk e di arsyetimin, bëhet e kontrollueshme nga Task Forca dhe survejuesit e policisë shqiptare. Përgatiteshin ta fusnin në burg djalin tim avokat Albanin. Për më se 10 muaj ne kontrollohemi dhe përfundimisht këta zagarë ikën me bisht në shalë, mbasi nuk kishin çfarë të nxirrnin nga djali im. U mendua koka e madhe e një organizate kriminale së bashku me policin Hysni Burgaj dhe kriminelin Agron Kuliçaj bashkëpunëtor i tradhtarit Berisha që kultivonin dhe shisnin drogë nga “Republika e Pavarur e Lazaratit” ose “Kolumbia e Evropës” apo nxirrnin miliona euro fshehtas, siç përflitet për kriminelët politikanë të Shqipërisë në bashkëpunim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe që ju si Prokuror i Përgjithshëm mbyllnit sytë. Përfundimisht, që të mos mbeteshin pa gjë, bënë dhe sekuestrimin e makinës personale të djalit me dokumente të rregullta me pronësi nga institucionet shtetërore dhe që është objekt i gjykimit në gjykatën e Apelit Durrës. Veprimtaria kriminale e të dy organeve, Prokurorisë Durrës dhe Policisë së Shtetit, drejtuar nga krimineli Agron Kuliçaj dhe drejtuesi i prokurorisë së Durrësit, dhe i emëruari i tij si dorë kriminale e Berishës në Durrës, Besim Hajdarmataj, siç përflitet nga pozita e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, kundër familjes sime, përbën shkelje të Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut, mbasi ne jemi survejuar për më se 9 muaj pa asnjë provë dhe vetëm me fantazinë e policëve dhe se të gjithë e kanë konsumuar veprimtarinë e “shpërdorimit të detyrës” si dhe vepra të tjera penale.
Në kohën që ne ishim në gjyq dhe objekt gjykimi ishte heqja e vendimit të sekuestrimit së makinës, prokurori Afrim Shehu në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durrës me dijeni të plotë për shkeljen ligjore, tentoi me shkresë përcjellëse ta transferonte makinën me dokumente të Prokurorisë Durrës që ishin firmosur edhe nga drejtuesi i këtij institucioni për në Tiranë që ta përdornin Ministri i Drejtësisë për fushatën e PD në Durrës, siç u përfol, apo dhe Agron Kuliçaj, që kishte dërguar njerëzit e tij në Rrashbull për të grabitur makinën 42 mijë eurosh me shkresë të këtij far prokurori, Afrim Shehu, dhe firmosur nga dora e Berishës në Prokurorinë e Durrësit, Besim Hajdametaj. Kjo shkresë i kaloi sektorit të trafiqeve të paligjshme dhe oficeri Saimir… me këtë shkresë në dorë donte të bënte ekzekutimin ose vjedhjen e makinës për kriminelin Kuliçaj. Por, fatmirësisht, makina ishte e bllokuar dhe nuk bënte për bythët e Agron t apo ndonjë qelbësire tjetër i Partisë Demokratike. Flitet që ata e kërkonin ndoshta edhe që të hiqnin teknikën operative ose mikrofonat e përgjimit montuar në makinën e djalit tim. Ju kërkoj të filloni hetimet dhe të arrestoni të gjithë ata që janë implikuar në këtë aksion kriminal kundër familjes sime me pretekstin e kërkimit të një veprimtarie kriminale të djalit tim. Merrni tabulatët e bisedave të prokurorit Afrim Shehu me punonjësit e policisë Durrës ditën e tentativës së vjedhjes së makinës. Hetoni mbi drejtorin dhe n/drejtorin e Policisë Durrës si dhe në komisariatet e Rinasit, Durrësit etj; në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që drejtohet nga polici Burgaj, por që në të vërtetë komandonte krimineli i Berishës Agron Kuliçaj në lidhje me këtë veprimtari të rrezikshme antikushtetuese. Verifikoni të gjitha shkresat që kanë të bëjnë me këtë aksion kriminal edhe pse këto bëhen gjoja në emrin e ligjit.Bashkëpunoni me SHISH në lidhje me veprimtarinë e këtyre zyrtarëve të lartë dhe a kanë materiale komprometuese të tyre edhe në raste të tjera. Bëni goditje, mbasi këta persona janë bërë të papërgjegjshëm në lidhje me të drejtat dhe liritë e shqiptarëve që janë garantuar edhe me Kushtetutë. Task Forca e Durrësit, me veprimet e saj, i ka konsumuar të gjitha veprimtaritë kriminale të shpërdorimit të detyrës edhe pse fshihen prapa ndonjë vendimi sekret të gjykatës për përgjimet, mbasi ka kërkuar vendime gjykate të paargumentuara dhe është në bashkëpunim kriminal me Policinë e Shtetit. Gjyqtari Kastriot Selita, dibran, ka qenë një vegël e Prokurorisë Durrës dhe unë kërkoj të hetohet mbi të gjitha vendimet sekrete të tij në bashkëpunim me mikun e tij, prokurorin Afrim Shehu.
Filloni hetimet dhe do të shikoni edhe veprimtari të tjera të tyre ku në rastin konkret është i përfshirë në veprimtari kriminale kundër djalit tim edhe drejtuesi i Prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës Besim Hajdarmataj. Sepse Berisha i kishte mësuar këta gjithfarë prokurorësh dhe gjyqtarësh se Shqipëria ishte çiflig i tij dhe shqiptarët skllevër, që ky me levat e tij t’u shtypte kokën këtyre të fundit. Besoj se shumë shpejt dhe Berisha për tradhtitë dhe shitjet e territorit të Shqipërisë do të përfundojë te plehrat e historisë.
Prokuroria e Durrësit nuk mund të justifikojë tani dështimin total të të gjitha veprimeve operative dhe proceduriale të pajustifikuara në prova kundër familjes sime dhe se këto janë bërë me qëllime politike dhe diskredituese. Prandaj kërkoj arrestimin e këtyre elementëve kriminalë dhe kështu të vënë mend të gjithë, prokurorë dhe gjyqtarë, mbasi ligji është mbi ta dhe nuk lejon të shpërdorohet në kurriz të popullit shqiptar. Ekspertiza nxori se të gjitha firmat në kontratën e shitblerjes janë të rregullta dhe se nuk përbejnë shkelje ligjore për ata që kanë nënshkruar, por prokurorët qëllimisht kërkojnë të qëndrojnë në të tyren. Ju kërkoj që të përplasni në burg këta persona të lartpërmendur si dhe të tjerë, mbasi, sipas meje, përbëjnë një organizatë të rrezikshme në ndihmë të Berishës së vdekur politikisht, por me “litarin mbi varr” dhe duhen flakur jashtë prokurorisë. Ata qëllimisht kanë shkelur afatet e hetimit të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale neni 323 dhe me këtë rast Ju, si Prokuror i Përgjithshëm, keni të gjitha atributet për t’i futur në burg këto kufoma tepër të rrezikshme për drejtësinë tonë super të korruptuar.
Kur ata veprojnë kështu me dy avokatë, po me popullin çfarë bëjnë. Kjo është e tmerrshme dhe duhet ndëshkuar me të gjithë forcën e ligjit. Prandaj veproni që dhe për Ju, si Prokuror i Përgjithshëm, të keni mundësi të flasin ndonjë fjalë të mirë mbas largimit tuaj shumë të shpejtë. Shqipëria duhet shpëtuar nga bashkëpunëtorët e serbëve dhe grekëve më të fundit, më të cilët jemi në “gjendje lufte” de jure. Duhet t’u tregojmë grushtin e hekurt të gjithë tradhtarëve që për mbi 20 vjet bënë çfarë u donte qejfi me Shqipërinë dhe shqiptarët deri në djegie të saj nga Nano-Berisha & company më 1997dhe shitjen e territoreve të patjetërsueshme të Shqipërisë dhe t’u tregohet vendi të gjithë politikanëve kriminelë që demokracinë e kthyen në pazare për karriget e tyre, duke iu nënshtruar diktatit të armiqve shekullorë të kombit shqiptar. Vetëm kështu do të vihet në vend nderi i çdo shqiptari.
* Avokat në Dhomën e Avokatisë Tiranë me banim në Durrës. Shkrimi i është dërguar agjencisë së lajmeve “Dyrrah” nga vetë autori.





