Tirane 31 Janar 2014 – Ministria e Punëve të Jashtme ka ngritur kallëzim penal për ish-konsullen shqiptare në Milano, Nausika Spahia. Shkak për këtë janë bërë abuzimet e mëdha financiare me lidhjen e një kontrate të paligjshme telefonike, në kurriz të emigrantëve, duke u ofruar atyre shërbime konsullore me pagesë, që në fakt duhet të ishin falas. Sipas informacioneve emigrantët shqiptarë në Milano, kanë paguar një shërbim të paligjshmëm telefonik, me të cilin ish-konsullja kishte lidhur një kontratë të paligjshme me subjekt tregtar në Itali, "Inter Call conacet center sh.p.k.".
Pas bërjes publik të lajmit për abuzimet e ish-konulles Spahija, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zbardhur abuzimin.Sipas informacioneve të dhëna nga Balla, Spahia duke përfituar nga detyra ka lidhur një kontratë me një subjekt tregtar telefonik jashtë autorizimit nga organet kopetente.
Sipas Ballës, akuzat që rëndojnë mbi ish-konsullen Spahia janë: shpërdorim detyre, vjedhje e pasurisë shtetërore, fshehje e të dhënave dhe gjurmëve të veprës penale dhe pabarazia në tendera apo ankande publike.
Në vitin 2005 Spahia ka ushtruar detyrën e këshilltares politike të ish-kryeministrit Berisha , në vitin 2009 me vendim të Berishës u emerua konsulle e Përgjithshme në Milano ku shërbeu për 4 vjet resht.





