Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar sot kallëzimin penal ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri për intimidim të gjyqtarit Arjan Aliaj.
Kallëzimi është regjistruar për veprën penale “kanosje e gjyqtarit”, teksa organi i akuzës po kryen veprimet procedurale.
Pak ditë më parë, Tahiri akuzoi në një konferencë për shtyp Këshillin e Lartë të Drejtësisë se mban në gjirin e saj gjyqtarë të korruptuar, që kanë dhënë gjykime të padrejta.
Akuzat e tij ai i bazoi në rastin e gjyqtarit Arian Aliaj i cili mori vendimin e pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako si dhe caktimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për dy oficerë të lartë.
KLD thekson se deklaratat e ministrit Tahiri në drejtim të gjyqtarit Aliu, janë fyese dhe kërcënuese.





