Ish-kapiteni i futbollit, David Beckham nuk do të ndiqet penalisht për kalimin e limiteve të shpejtësisë. Avokati Nick Freeman, i njohur si Mr Loophole ka fituar me sukses akuzën për të.
Më 23 janar në Paddington, 43-vjeçari po drejtonte një makinë të tipit "Bentley" me 94 kmh në një zonë ku lejohej 64 kmh. Avokati ka argumentuar duke thënë se njoftimi për shpejtësinë ka arritur një ditë me vonesë.
Beckham nuk mori pjesë në seancën dëgjimore në Gjykatën e Magjistraturës në Wimbledon. Duket se ai e ka ditur se nuk do të fajësohet për këtë cështje.





