Policia ka arrestuar një doganier të Kapshticës për “Shpërdorim detyre” pasi akuzohet se lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës.
Mësohet se janë arrestuar edhe 3 shtetas të tjerë si dhe është shpallur në kërkim një tjetër për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Në pranga kanë rërë shtetasit: Lulzim Kodra, 59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës, R.Sh., 29 vjeç, K. M., 23 vjeç, 4. P. V., 45 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi G.M., 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.
Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku doganieri Lulzim Kodra, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.





