Regjisorja e njohur Elma Doresi ka rrëfyer tmerrin që përjetoi mbrëmjen e djeshme pas përhapjes së lajmit për tërmetin që pritej të ndodhte.

Me anë të një postimi në Facebook, Doresi tregoi se e gjithë Tirana kishte dalë në rrugë dhe se mes tyre kishte pleq, fëmijë e të sëmurë.

Ndër të tjera ajo tregon edhe sesi një fëmijë kishte menduar se po shkonin për piknik, pasi halla e kishte gënjyer duke i thënë se po dalin të ndezin një zjarr të madh jashtë dhe jo nga frika se një tërmet mund të shembte banesën ku jetonin dhe mund t’i zinte poshtë.

Tërmetet nuk parashikohen, fjalë kjo që u mësua përmendësh, madje e dëgjoja dhe nga kalamajë mbremë në errësirë… E megjithatë sërish dhe pse e dinim dhe e thonim, dolëm. Ftohjen, dëmin psikologjik, kush mban përgjegjësi?! Sot Tirana ishte si pas natës së 31 dhjetorit, me të vetmin ndryshim: Kishte makina ende në rrugë e njerëz që kishin fjetur dhe pas lajmit aty. Më vinte të qaja..”, shkruan regjisorja.

RRËFIMI PREKËS:

Nje interviste e grekut ku tregonte pse ishte detyruar te pergenjeshtronte lajmin atehere.. Lajmi i mbylljeve te shkollave dhe kopshteve, termeti i ores 22:00,,te gjitha bashke bene qe lajmin ta besonim me kuç e me maç.

Kur dolem jashte kuptuam se ishim nder banoret e fundit te pallatit. U ndjeva shume mire me vete qe nuk e neglizhova si lajm dhe here pas here i thoja familjes : E shikoni? Po mos ngulmoja une do ishim te vetmit budallenje brenda ne pallat.

U futem brenda fushes. Te lumtur qe gjetem vend nga ai trafik e bombardim njerezish ne rruge me makina e ne kembe.

Batanijet filluan te shtroheshin jasht makinave.

Femije, te moshuar, te rinje, ishin kudo.

Ne nje moment vura re se tre persona dukeshin nga pallati perball qe qendrronin ne ballkon.

Ata me siguri po thone : Shikojini budallenjte si kane dale, nderkohe ne themi shikojin ata budallenjte aty qe nuk kane dale ende thashe une. Mu kujtua biseda e dy te semureve me spitalin psikiatrik qe i thonin njeri tjetrit per disa ore :

‘ Kush budalla, une budalla?

– Eo ti budalla’.

Nje gjysh ne krahun tone e shtruan sapo erdhen. Normale, moshe e madhe.

Gjyshi here pas here leshonte nje autoironi me aktualitetin por qe shkaktonte te qeshura. Ne ato momente duhej.

Gjyshi : Ohhh… Pika, e beme edhe President.

Apo :

Gjyshi : Mesohuni tani se ketr muhabet do kemi nja 6 muaj..

Ose :

Gjyshi : Po keta te pakten ta mbledhin mendjen, ti bejne per 24 ore keto lajmerime..

Ne qeshnim.

Nderkohe nipi doli tek dritarja makines :

Halla kur do ta ndezim zjarrin?

Kam dy dite qe per te mos e kapur paniku i kam thene se jemi ketu se do bejme nje zjarr te madh e te ngrohemi per ta larguar nga ideja e termetit.

Kishte dhe njerez qe benin foto te gjithe ne grup. Madje nje grupi u cova ja bere une qebte dilnin te gjithe. Fundja pse duhej pritur me drame, me mire keshtu duke qeshur.

Dhe ashtu ne kembe e me cigare ne dore shikimi yne rrinte perballe pallateve.

E tmerrshme thashe, jemi te gjithe me syte nga pallatet, a thua sikur po presm qe ata te shemben. Nje ndjesi qe te linte te qeshje e te qaje.

Lajmi rezultoj i rreme.

Shyqyr zotit.

Makinat filluan te leviznin, filluam dhe ne.

Ikim i them mamit, doli lajme i rreme.

“Nuk thua shyqyr me nonen, se ska gje per kete te dale, mire beme, u siguruam fundja”.

Termetet nuk parashikohen, fjale kjo qe u mesua permendesh, madje e degjoja dhe nga kalamaje mbreme ne erresire… E megjithate serish dhe pse e dinim dhe e thonim, dolem.

Ftohjen, demin psikologjik, kush mban pergjegjesi?!

Sot Tirana ishte si pas nates se 31 dhjetorit, me te vetmin ndryshim : Kishte makina ende ne rruge e njerez qe kishin fjetur dhe pas lajmit aty. Me vinte te qaja…

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë ditën e shtunë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.