Sot, çifti më i ri i showbizit, aktori, Donald Veshaj dhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj festojnë një mujorin e lidhjes së tyre.
Të pyetur nga moderatorja, Arbana Osmani, ata janë shprehur shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
Ndërkohë, ajo ka insistuar më tej lidhur me natën që kaluan në suitë së bashku.
“Si shkoi te suita?”,e pyeti ajo.“Realisht aty kam fjetur gjumin më të gjatë në jetën time, ndryshon ambient edhe fakti që ke një jakuzzi në dhomë. Për mua ishte një ditë shumë e bukur dhe ishte një super surprizë”, u shpreh Donaldi.