Dhjetëra emigrantë që mbetën të bllokuar një ditë më parë në pikën doganore të Kapshticës kanë arritur të kalojnë mëngjesin e sotëm të gjithë.

Ata e kanë kaluar natën në radhë, derisa autoritetet greke rifilluan punën në orët e para të ditës.

Në orët e para nuk ka pasur radhë pasi ende nuk ishte plotësuar kuota ditore prej 300 personash.

Kalimi drejt shtetit helen vijon normalisht.