Labinot Sherifi vjen nga Londra me biçikletë, udhëtimin e bëri në nder të 10 vjetorit të Pavarësisë
Me këtë biçikletë u nis nga Londra para 33 ditësh. Labinot Sherifi, i lindur në Prishtinë për më shumë se një muaj, ka kaluar nëpër 14 shtete me biçikletë.
Kthimi i tij në vendlindje nuk është i veçantë vetëm për teknikën, por edhe për qëllim e ardhjes së tij kësaj here.
Labinoti e ka bërë këtë udhëtim të lodhshëm për nder të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Është mënyra se si ai ka zgjedhur të promovojë shtetin tonë.
“Po, ka qenë shumë i vështirë ama kom pas mbështetjen… kom ba shumë miq t’mirë gjithkah..”.
Prishtinasi që jeton në Londër, thotë se rruga e tij nëpër këto vende është bërë me vetëfinancim dhe me mbështetje të madhe nga familja e miqtë.
Babai i Labinotit, Vehbiu rrëfen ndjesinë që ka pasur si prind gjatë kohës sa i biri ka kryer këtë rrugë të gjatë për më shumë se 30 ditë.
Pavarësisht se thekson që nuk është penduar, kështu reagon Labinoti kur pyetet se a do ta bënte edhe njëherë rrugën e njëjtë.
Në pritje të tij edhe pse në moshë të shtyrë, dolën edhe gjyshërit e Labinotit të cilët iu gëzuan pranisë së nipit më shumë se kushdo tjetër.





