Gjykata e Posaçme ka vendosur që të kalojë për gjykim dosjen “Gërdeci” në ngarkim ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Këtë të enjte në një seancë paraprake u shqyrtua kërkesa e SPAK për të marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes.

Mësohet se është pranuar gjykimi i shkurtuar për këtë të fundit në lidhje me dosjen “Gërdeci”.