Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungza.
Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo) pas shqyrtimit të dokumentacionit nga DSIK, prokuroria e përgjithshme dhe ILDKPKI, por edhe hetimi që bënë vetëvendosën që ta konfirmojnë në detyrë.
Artan Shtrungza nuk rezultoi me probleme në asnjërën nga shtyllat e hetimit: pasurisë, integritetit dhe profesionalizimit.





