Era Istrefi dhe menaxheri i njohur Faton Shoshi, pa dyshim kanë qënë një ndër çiftet më të përfolura të këtij viti.
Pak ditë më parë Fatoni e ka pranuar se ai nuk është më menaxher i Era Istrefit. Ndërsa së fundmi ai është parë shumë afër në një club në New York me shqiptaren seksi, Vildane Zeneli dhe këngëtaren, Anxhelina.
Por treshja janë parë sërish bashkë dhe këtë herë Vildane ka sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien me Shoshin, duke thënë se ata kanë mbi 20 vite shoqëri bashkë.





