Këngëtari shqiptar i muzikës tallava Mandi Nishtulla ka rrëfyer historinë e jetës së tij në emisionin “Dnight”.

Mandi ka treguar se ka qenë i varur nga droga dhe ka sakrifikuar dhe pasionin e tij për muzikën.

“Droga, është një ilaç që vret përditë edhe më shumë, droga është një ilaç që njerëzit që janë martur i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret dit për dit dhe orë pas ore. Unë kam një histori me drogën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time.

Kisha bërë një pauzë të jashtëzakonshme. Tani është bërë si modë në familje e pinë baba, nëna, goca, çuni. Nuk është një gjest i mirë. Ajo për momentin të bën shumë happy, por nga mbrapa pse i kërkoni Zotit tju shpëtojë. Ju lutem hiqni dorë sepse jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo droga”, tha ai.

Gjithashtu këngëtari tregoi se është babai i 9 fëmijëve të cilët janë këngëtarë.

“Pasuria ime e vërtetë janë fëmijët e mi. Unë kam tre vajza, që kam fituar xhenetin nga i madhi zot, edhe me dy fitohet por kam tre vajza dhe 6 djem. Unë i kam me shumë bashkëshorte. Faleminderit zotit që më ka dhënë vulën e pashait. Daja i djalit tim Jasinit është Florjani që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, shtoi Mandi në “Dnight”.

Ai po ashtu tregoi që do të vazhdojë që të kërkojë të drejtat e tij për këngën që është publikuar vite më parë.