Juristja Mirela Çela ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në “FaxNews”, ku ka folur mbi protestat e mbajtura për të gjashtën ditë rradhazi kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të shportës.

Në argumentimin e dhënë, Çela ka theksuar se ajo që ishte shqetësuese lidhet me faktin se këto çmime nuk erdhën në momentin kur ndodhi lufta në Ukrainë, por vetëm në këtë moment, ndërkohë që tregtarët e naftës dhe të miellit i kanë marrë mallrat me muaj përpara në furnizimet e bëra.

Çela: 

Unë kam qenë në protestë dhe kam dhënë 2 propozime për pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të akcizës dhe të ulet TVSH për karburantin. Kam bërë edhe një denoncim për naftën kam thënë se duhet një hetim në Porto-Romano ku ndodhen depozitat e naftës për të parë nëse është gjithçka në rregull. Sepse kam informacion se diçka aty nuk shkon. Gjithashtu në fjalën time që e mbajta gjatë protestës kërkova edhe llogari për pjesën e rezervave të karburantit.

Rama nuk mund të justifikohet me faktin që po zhvillohet lufta në Ukrainë dhe kryeministri ynë të dalë dhe të thotë se ekonomia është në rrezik dhe o burra tani të dalin të gjithë ata që kanë naftën miellin dhe të përfitojnë. Ne jemi vend importues, pra ne nuk prodhojmë dhe ky është faji i politikës shqiptare të 30 viteve. Lufta ka 3 javë që ka shpërthyer. Puna është se çfarë është bërë me muaj prërpara sepse këta tregtarë i kanë futur mallrat shumë më parë se të shpërthente lufta.