Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sonte në emisionin Top Story se kryeministri, Edi Rama është në hetim të plotë nga dejtësia amerikane.
Berisha zbuloi në emision se autoritete në SHBA kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot në lidhje me hetimet për Ramën.
Kreu i PD-së u zotua se ka informacione të sigurta nga juristët më të shuqar në SHBA.
“Dallimi si nata me ditën, ka një dokument gjykata që autorizon hetimin në çdo gjë të Edi Ramës, ai është person nën hetim dhe të garantoj se e kam nga juristët më të shquar të atij vendi. Ai nuk është në ndjekje penale por në hetim është 100%.
Atë nuk e thërrasin sepse i kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot. Që është nën hetim e ke të sigurt mos e diskuto që i kanë marrë çdo dokument, prandaj është i axhituar ai. Unë nuk them se mund të merret i pandehur se ka imunitet diplomatik.
Unë do e takoja me kënaqësi zyrtarin e FBI-së por jo me Agron Nezën, me ambasadorin e tij, unë kam takuar persona shumë të lartë të CIA-s dhe i kam prit me ambasadorin e SHBA-së dhe dy këshilltarë të mi.
Asnjëherë nuk i kam pritur vetëm por të shoqëruar, Po të më vinte me dy individë të tjerë do të merrja me vete personin që kam për sigurinë kombëtare”, tha Berisha.