Ylli i muzikës pop Bebe Rexha ka zbuluar se e konsideron seksualitetin e saj “fluid”, dhe në një intervistë të re me Gay Times botuar të mërkurën, ajo tregoi më shumë për pikëpamjet e saj.

“A kam dalë më parë me vajza? Po, dhe të famshme, por nuk po i përmend.”

Vitin e kaluar, kur u pyet pse nuk e kishte “përcaktuar” seksualitetin e saj, Rexha zbuloi se e konsideron veten fluide.

“Derisa të gjej “the one”, nuk mund të them se çfarë jam. Unë thjesht dua të gjej dikë që dua dhe që më do dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë.”, tha Rexha.

Bebe Rexha prej thuajse një viti po jeton një histori të bukur dashurie me producentin, Keyan Safyari. Ndonëse lidhja e tyre është bërë publike prej kohësh, Bebe nuk preferon të ndajë shpesh në rrjete sociale momente me partnerin e saj sepse këngëtarja ka preferuar që marrëdhënien ta mbajë larg syrit të publikut.