8 janar 2015 –  Një burrë që kishte veshur një bluzë ku shkruhej, “Kam drogë me vete” është arrestuar në Florida… për zotërim droge. 

50-vjeçari John Balmer u arrestua në një dyqan në kohën që po qëndronte në radhë. Një polic hyri në dyqan pasi e kishin informuar për një person që shiste substanca narkotike i veshur me një bluzë ku shkruhej:

“Kush do drogë? E kam seriozisht, kam drogë me vete.”

Pasi e kontrolloi, polici i gjeti 50-vjeçarit metamfetaminë dhe 20 gramë marijuanë.