18 shtator 2015 – Shihni këtë video për të parë se sa të ndershëm janë njerëzit që duken ndryshe në pamje të parë.
Ky djalë ka marrë përsipër të bëjë nje eksperiment social për të testuar ndershmërinë e personave të kategorive të ndryshme.
Në dorë mban një biletë llotarie që është fituese dhe djali hiqet si i verbër. Kur ndalon dy persona që janë të veshur mirë dhe i kërkon që t’ia verifikojnë biletën pasi i kanë thënë që ajo e ka shpallur fitues, ata e mohojnë dhe e marrin biletën vetë.
Por, momenti më i bukur është kur shkon për të provokuar dy persona të pastrehë. Ata i thonë me sinqeritet: “Po, ke fituar 500 dollarë”. Dhe gëzohen për fatin e të “verbrit”.
Më pas, djaloshi me emrin Jag Singh i tregon që ishte thjesht një kamerë e fshehtë dhe i dhuron nga 10 dollarë për faktin se u treguan të ndershëm e të sinqertë. Në një intervistë për “Daily Mail Online”, ai thotë se shpreson që njerëzit të sensibilizohen pas kësaj videoje. Eksperimenti është kryer në Central Valley, Kaliforni.
/S.L. portali DurresLajm/