Artistja e njohur me famë botërore Beyonce në një intervistë ekskluzive të dhënë së fundmi për revistën prestigjioze GQ ka zbuluar detaje edhe në lidhje me shëndetin e saj dhe regjimin që ajo ka zgjedhur që të mbajë.
Ajo është shprehur se është përpjekur që të qëndrojë sa më e shëndetshme këtë verë dhe ka ndryshuar regjimin e saj ushqimor duke hequr dorë nga të gjitha llojet e mishit përveç mishit të gjelit të detit. Gjithashty Beyonce sigurohet që të marrë të gjitha suplementet e saj dhe të ushtrohet kur mundet.
Bëj përpjekje për t’u përqendruar në shëndetin tim, duke marrë suplementet e mia dhe duke u ushqyer shumë shëndetshëm. Kam hequr dorë nga mishi, përveç gjelit të detit, këtë verë.
Më tej këngëtarja shtoi se ende po përpiqet të ndjekë një program të rregullt ushtrimesh.
Jam përpjekur të gjej forcën për të ushtruar, por sot thjesht nuk mund ta bëj. Mbase nesër.
Vlen të theksohet gjithashtu se Beyoncé ka folur hapur edhe për ndikimin e famës në jetën e saj, duke e krahasuar atë me një burg. Në moshën 43-vjeçare, këngëtarja e njohur ka reflektuar mbi presionet dhe sfidat që sjell jeta në qendër të vëmendjes.
Në intervistën e saj, Beyoncé diskutoi se si etiketimi si “perfeksioniste” ndonjëherë mund të jetë barrë për të. Ajo theksoi se ndonëse është e fokusuar në rritjen dhe cilësinë e punës së saj, ajo nuk e sheh veten si një perfeksioniste të ngulitur.
Shpresoj që puna ime t’i inkurajojë njerëzit të shikojnë brenda dhe të pajtohen me kreativitetin, forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre.