Moderatorja simpatike e RTV ORA, Xhesi Muçaj ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone” ku zbuloi shumë histori nga jeta e saj private.
Xhesi tregoi se e ka thyer hundën katër herë dhe rrëfeu një nga këto raste, që kishte ndodhur në Londër, gjatë kohës që ajo studionte atje.
“Trupa e baletit, rrotullohej si tornado rreth meje dhe dilte nga skena, por dilte e gjitha në të njëjtën anë. Dhe unë duhej të vrapoja bashkë me ta dhe të rikthehesha në skenë. Ishte një gjë shumë e bukur. Një djalë, xhamajkan, 2 metra i gjatë, ti nuk e ke idenë çfarë trupi i madh pikërisht atë ditë vjen me vonesë dhe profesori ndryshon, thotë nuk do dilni të gjithë nga një anë, por do ndaheni në dy gjysma. Nuk ia thonë atij (xhamajkanit) kur vjen dhe ai hutohet. Ai vjen me vrap drejt meje, unë përplasem me të dhe kam ikur zvarrë nga fillimi i sallës deri në fund.” – rrëfeu Xhesi Muçaj.





