Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së se PS kishte nisur të grumbullonte kartat e ID, për të përgatitur sipas tij masakrën zgjedhore të rradhës.
Berisha tha se duke vijuar nga nesër do takohej me kryetarët e degëve të PD në Tiranë, nga ku do të niste beteja për të fituar zgjedhjet e ardhshme dhe për të rrëzuar nga pushtetit qeverinë Rama.
Sali Berisha: Ky duhet të përballet me qytearët, ndaj nesër do takohem me kryetarët e degëve të Tiranës, të ndajmë detyrat dhe të angazhohemi në një veprimtari shumëplanëshe. Ky ka një cinizëm ekstrem ndaj qytetarëve shqiptarë. Ky taton naftën 1.2 euro. Kjo është logjika e një njeriu që udhëhiqet nga Fugat e tij psikike dhe jo nga arsyeja njerëzore.
Linjat e kuqe i ka kaluar kjo qeveri prandaj duhet sytë dhe mendjet e shqiptarëve janë të përaqendruar tek ne. Tirana në krye dhe beteja fillon. Do fillojmë lëvizje shpëtimtare për Shqipërinë përndryshe kjo qeveri nuk ka të ndalur. Kanë filluar përsëri të grumbullojnë letërnjoftimet kartat e identiteti. Kam informacione se po i rumbullojnë, po përgatisin prapë kasaphanën zgjedhore. Ju lutem në të gjitha takimet këto dy do jenë çështjet më kryesore dhe tematikat tona. Në zgjedhje do marrim pjesë dhe do fitojmë, asgjë nuk na detron ne të shmangemi nga kjo fitore.