Aktori Visjan Ukcenaj dhe regjisorja Jona Xhelilaj janë bashkë prej plot 10 vitesh dhe janë prindër të një djali. Të tre kanë qenë të ftuar mbrëmjen e të mërkurës në emisionin “Soiree” në Top Channel për të folur për historinë e tyre të dashurisë.
Regjisorja bukuroshe ka treguar se në fillim nuk e ka pëlqyer aspak Visjanin, madje ajo doli në kafe me të thjesht për ta hequr qafe. Ndërkohë Visjani ka treguar se e ka pëlqyer që në fillim, madje takimi me të ishte një sfidë e vërtetë.
“Që në impaktin e parë ndjeva një kuriozitet. Ishte një femër e cila nuk ishte e zakonshme dhe ishte shumë e mbyllur. Nuk fliste me njeri. Ishte realisht sfidë sepse isha mësuar që në Akademi përgjithësisht tipat e njerëzve janë pak ekstrovertë, duan të duken. Jona ishte komplet e kundërta dhe kjo bënte dukje akoma më shumë. Pastaj kam ngulmuar për 3 muaj rresht për ta takuar, që të dilte në një tek kafe. Çfarë s’bëja. Futesha në mes të klasës pa pikë lidhje, bëja një batutë interesante dhe ikja”, ka treguaraktori i njohur.





