Lulzim Basha që në orët e paradites ka qenë me artistët në teatër. Bashkë me ta, kryedemokrati u fut në ambientet e brendshme, ku prej disa orësh janë ngujuar artistët dhe qytetarë. Megjithatë vetëm pak më parë, Basha është parë të dalë nga këto ambiente.
“Nesër firmoset marrëveshja mes PD-së dhe Teatrit Kombëtar. Po largohem se kam një takim me kryetarët e bashkive dhe një drekë me diplomatët. Mbështetja jonë do të vazhdojë”, tha Basha, duke shpjeguar kështu edhe arsyet e largimit të tij nga teatri, ku që prej mëngjesit të sotëm kanë nisur përplasjet me policisë.





