Moderatorja Kiara Tito ka bërë një deklaratë të bukur mbrëmjen e të premtes në lidhje me marrëdhënien e saj me Luizin. Të dy konkurrentët e “Big Brother Vip” kanë performuar gjatë provës javore, për një natë kabareje.

Kiara ka hapur zemrën për Luizin, duke e quajtur këtë të fundit “dashurinë e jetës”.

“Këtu jam shumë e lumtur sepse kam njohur dashurinë e jetës sime”, është shprehur ajo.

Në fund, çifti ka shkëmbyer edhe një puthje që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë banorëve, të cilët u dhuruan duartrokitje. Kiara ka kërkuar që të vendosë duart e saj dhe të Luizit në telajo, si shenjë e dashurisë së tyre.