Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Rinas-Kashar.

Tri automjete janë përfshirë në aksident, mes tyre një makinë e tipit "Ford", një automjet tip "Golf" dhe një furgon tip "Benz".

Sipas informacioneve zyrtare, 6 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve që janë shprehur për "JOQ", dy prej makinave janë ndarë më dysh.

"2 makina jane ndare ne dysh, isha ne momentin qe u be aksidenti kam pa tmerr 15 minuta nuk kishte ambulance u vonua shume, shikojini si jane shtrire…".