Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar në rrjetin social X, një video të presidentit Donald Trump në një deklaratë ku flet mbi luftën Rusi-Ukrainë.
Lidhur me këtë, Trump shprehet se ka mundësi për arritjen e një zgjidhjeje , dhe shton se uretja që kanë presidenti ukrainas, Zelensky dhe presidenti rus, Putin e bën akoma më të vështirë këtë.
Trump ka përsëritur dhe një herë deklaratën e tij ku thekson të ketë përfunduar 8 luftëra.
“Kam përfunduar 8 luftëra. Mendoja se të gjitha do të ishin ndoshta më të vështira se kjo… por mendoj se po i afrohemi shumë arritjes së një zgjidhjeje, por Zelensky dhe Putin e urrejnë njëri tjetrin, dhe kjo e bën më të vështirë ”, tha Presidenti Trump.





