6 tetor 2013 – Aktorja e bukur e Hollivudit Rosario Dawson, ka rrëfyer se marrëdhënien e parë seksuale me një mashkull e ka kryer vetëm pasi kishte mbushur të 20-at.

“Nuk kam bërë seks me askënd deri në të njëzetat. Nuk i ngjaj aspak karakterit tim në filmin ‘Kids’”, ka rrëfyer aktorja e bukur.

Ajo ka shtuar se mamaja e saj kishte mbetur shtatzënë kur ajo ishte vetëm 16-vjeçare dhe ajo nuk ka dashur që t’i ndodh e njëjta gjë.

“Mamaja ime më ka lindur kur ishte 16-vjeçare, prandaj nuk kam dashur që edhe unë ta përsëris të njëjtën gjë. E kuptoja dhe e kisha të qartë se të gjithë shoqëria ime bënin seks rregullisht, shoqërohesha me meshkuj, por unë nuk doja të bëj seks para se të arrija një moshë të caktuar. Vetëm kur i kam mbushur 20 vite, kam pranuar në seksin e parë”, ka thënë ajo.