Moderatorja Fjoralba Ponari ka vendosur të tregojë një sekret para publikut, teksa në emision diskutohej në lidhje me sekretet.

Bëhet fjalë për një episod, që i kishte ndodhur në fillimet e para të saj në televizion.

“Kur kemi qenë ne tek ‘Top Arena’, ku ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive. Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam patur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, gati-gati në prapaskena gjëja shkoi në ngacmim seksual. Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit. Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena, ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Ka qenë Ervini që më ka nxjerrë në shina”, tha ajo.