Moderatorja dhe ish-Miss Albania Hygerta Sako ka reaguar pas deklaratës së Alketa Vejsiut në Sanremo, e cila tha se “jam e lumtur që pas 50 viteve festivalin e RTSH-së e drejtoj një femër dhe ajo jam unë.”

Sako ka ironizuar Vejsiun kur shkruan se të gjitha gratë që e kanë prezantuar më parë kanë qenë ‘burra’, madje ajo vetë ka qenë jo një herë, por 4 herë.

“Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot katër herë”, shkruan Hygerta.