Mbrëmja në Fan Club solli debate të ashpra mes G Banit dhe Danjës, ku këngëtari pretendoi se ndjenjat për të ishin të vërteta dhe jo sjellje agresive, siç e akuzoi ajo.

“Kam qenë i dashuruar me Danjën, jo agresiv. Por sjellja e saj ndaj meje, pas daljes nga shtëpia, ishte denigruese”, tha G Bani.

Në debat u përfshi edhe Aldo, i cili u përpoq të komentonte situatën, por u ndërpre menjëherë nga G Bani me tone të ashpra: “Mbylle gojën ti… nuk ke lidhje fare me këtë çështje!”

Danja nga ana e saj reagoi duke kërkuar qetësi dhe respekt për të drejtën e fjalës: “Të lutem, ose qetësohesh… këtë tension dikush mund ta interpretojë si agresivitet.”