Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka postuar në Facebook videon e një prej pacientëve që sot lë Spitalin e Infektivit i shëruar nga COVID-19.

66-vjeçari tregon se ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar ndërsa thotë se falë mjekëve dhe kujdesit shëndetësor arriti të fitojë betejën me COVID-19.

“Kam rilindur për së dyti” – Dëshmia e Kastriotit, 66-vjeçarit nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv! Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit. Sot Kastrioti është i shëruar”, shkruan ministrja krahas videos.