Nisi konsumimin e lëndëve narkotike që kur ishte adoleshent dhe sot kur është 30-vjeçar nga Durrësi ka nevojë të përditshme për metadon, në të kundërt rrezikon t’i rikthehet drogës.
Rrëfen që është detyruar të vjedhë shpeshherë nga familja, për të siguruar lekët për drogën.
“Shumë shumë herë kam vjedhur nga familja. Kam shitur telefonin e mamit, babit, vëllait, por asnjëherë nuk më kanë thënë dil nga shtëpia. Kur isha në emigracion më sillnin ata lekë mua, nuk i ndihmoja unë ata. Edhe kur isha jashtë konsumoja drogë”.
30-vjeçari M.Ll. është i përditshëm në dyert e spitalit rajonal. pasi nuk mund të bëjë dot pa metadon.
Osteoporoza nga e cila vuan i ka krijuar deformime në trup, duke ia pamundësuar mundësinë e punësimit.
Në një intervistë për “Durrëslajm” ai tregon se nisi konsumimin e hashashit fillimisht, së bashku me shoqërinë me të cilën rrinte në adoleshencë, për të kaluar më pas tek drogat e forta si heroina dhe kokaina.
Vite më parë, kur ishte i mitur është akuzuar për “Tentativë vrasjeje” dhe ka vuajtur dënimin 1.5 vite burg.
Prej vitesh nuk është në marrëdhënie pune, ndërsa ajo për të cilën ka nevojë çdo ditë është vetëm metadoni.
Ndiqni të plotë intervistën në videon e mëposhtme: