“Kam vrarë 3 persona, më arrestoni!” Ka qenë kjo telefonata e një shtetasi shqiptar ndaj policisë italiane.  47-vjeçari u tha efektivëve pasi mbërritën në vendngjarje se kishte vrarë 3 persona dhe se armën e kishte hedhur në lumë. Pavarësisht deklaratës së tij dhe kërkimeve të polumbarëve nuk është gjetur asnjë provë e krimit që shqiptari pretendonte se kishte kryer.

Ai u la i lirë, ndërkohë që policia po vijon ende hetimet nëse ajo çfarë ka thënë emigranti është e vërtetë, apo thjeshtë një sajesë.