Kandidatja për presidente Kamala Harris u zotua për një qasje më të ashpër ndaj migrimit përgjatë kufirit jugor të SHBA-së. Në intervistën me moderatoren e CNN, Dana Bash, Harris u përpoq që t’iu ofronte amerikanëve platformën e saj politike.
“Ne kemi ligje që duhen ndjekur dhe zbatuar, që adresojnë dhe merren me njerëzit që kalojnë kufirin tonë në mënyrë të paligjshme dhe duhet të ketë pasoja.”
Mes të tjerash ajo hodhi poshtë thirrjet nga disa në Partinë Demokratike se Uashingtoni duhet të rimendojë dërgimin e armëve në Izrael për shkak të numrit të madh të vdekjeve të palestinezëve në Gaza. Mes të tjerash ajo tha se mbështet një Izrael të fortë, por shtoi se“ne duhet të arrihet një marrëveshje për të bërë armëpushim në konfliktin e Gazës.”
Harris, së bashku me kandidatin e saj zëvendëspresident, guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, tha gjithashtu se do të dëshironte të shtonte një republikan në kabinetin e saj nëse fitonte zgjedhjet.
“Unë mendoj se është e rëndësishme të kemi njerëz në tavolinë kur merren disa nga vendimet më të rëndësishme që kanë pikëpamje të ndryshme, përvoja të ndryshme. Dhe mendoj se do të ishte në të mirën e publikut amerikan të kishte një anëtar të kabinetit tim i cili ishte një republikane.”
Gjatë intervistës Harris e mbrojti atë dhe Bidenin për trajtimin e inflacionit, pas një ekonomi të shkatërruar nga pandemia, të cilën ajo tha se Trump e kishte keqmenaxhuar. Që kur u bë kandidati demokrat për president muajin e kaluar, Harris është rritur në sondazhe si dhe ka mbledhur qindra miliona dollarë donacione për fushatën dhe ka pasur një sërë fjalimesh të fuqishme në fushatë.
Ajo kryeson Trump 45% me 41% në një sondazh të Reuters/Ipsos të publikuar që tregoi se zëvendëspresidentja ka mbledhur një mbështetje të madhe mes votuesve. Harris është përballur me kritika nga republikanët dhe disa ekspertë, për faktin që nuk ka mbajtur ndonjë konferencë shtypi ose intervistë të gjerë deri më tani. Sipas kritikëve, ajo ka shmangur të sfidohej për të kaluarën e saj.