Fox News ka konfirmuar se kameramani i saj Pierre Zakrzewski është vrarë gjatë raportimit në Ukrainë të hënë.

Shefja ekzekutive e medias, Suzanne Scott informoi të martën: Me pikëllim të madh ndajmë lajmin e hidhur për kameramanin tonë të dashur Pierre Zakrzewski.

Zakrzewski ishte me korrespondentin Benjamin Hall kur automjeti i tyre u bombardua, informoi Scott. Ajo shtoi se Hall është shtruar në një spital në Ukrainë.

“Pierre ishte një fotograf i zonës së luftës që mbuloi pothuajse çdo histori ndërkombëtare për Fox News nga Iraku në Afganistan e deri në Siri gjatë qëndrimit të tij të gjatë me ne”, u shpreh Suzanne Scott.

Pierre punoni në Ukrainë që nga shkurti.