Kamerat e fqinjëve tradhtojnë “skifterët” shqiptarë që po tentonin grabitjen e radhës në një nga banesat në zonën e Mestres, në Venecia të Italisë.

Pikërisht në momentin që kishin shqyer dritaret për të hyrë brenda me stilin “ninxha”, duke marrë bizhuteri dhe sende me vlerë, efektivët janë sinjalizuar dhe ndërhynë me një operacion të befasishëm.

Kur 2 shqiptarët po dilnin nga ballkoni për t’u hedhur në rrugë, aty kanë gjetur oficerët që i kapën në ndjekje, duke u vënë prangat që të dyve.

Policia italiane njoftoi se ngjarja ndodhi në “Rrugën Terraglietto”, kurse të arrestuarit janë 31 dhe 37 vjeç.

Fqinjët e pronarit të banesës së grabitur për arsye sigurie kishin instaluar kamera inteligjente në ambientet e jashtme, të cilat filmuan autorët dhe çuan në sinjalizimin e policisë, informon “Corriere”.

Të dy shqiptarët janë lënë në paraburgim nga gjykata dhe rrezikojnë një dënim nga 5-10 vite burgim për grabitje të rëndë.