28 prill 2015 – Një kamariere nga Britania mori një bashkish të majmë nga një klient shumë zemërgjerë, i cili prapa faturës kishte shkruar dhe arsyen e veprimit të tij.
Porosia e klientit kushtonte vetëm 9.53 stërlina, por ai i la kamerieres edhe një shtesë prej 200 stërlinash. Kur e pa bakshishin e majmë, kamerierja sigurisht që u gëzua jashtë mase, por befas i lindi dhe pyetja se cila ishte arsyeja e këtij shpërblimi.
Përgjigjen e gjeti prapa faturës ku shkruhej:
“Brandi, faleminderit për shërbimin tuaj. Të dëgjova teksa flisje për fëmijën tënd që ndodhet larg teje. Përdori këto para për t’i bërë një vizitë”.
Kamarierja e prekur nga ky veprim fisnik e publikoi foton e faturës në rrjete sociale dhe tregoi emocionin e saj që kishte shpërthyer në lot për marrjen e këtij bakshishi të veçantë që tregon mbi të gjitha humanizmin e njerëzve.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/