20 nëntor 2015 – Hasna Ait Boulahcen u bë femra e parë terroriste që hedh veten në erë në një vend të Europës.
26-vjeçarja që mendohet se ishte kushërirë me organizatorin e terrorit në Paris, shtypi detonatorin në momentin kur forcat speciale franceze do të hynin në apartamentin e saj në rrugën Saint Denis (video më poshtë). Viktimë e shpërthimit, veç kamikazes, mbeti edhe një qen i forcave speciale franceze.
Vetëm një ditë pas vdekjes së saj, u publikuan disa imazhe dhe të dhëna interesante që e tregojnë Hasna-n si një vajzë me 'reputacion të keq'. Gazeta britanike “DailyMail”, shkruan që 26-vjeçarja pëlqente festat, alkoolin dhe duhanin. Madje, vëllai i saj ka deklaruar se e motra nuk ka qenë asnjëherë e interesuar për fenë dhe nuk e ka lexuar kurrë Kuranin. Hasna njihej gjithashtu dhe si një vajzë që kishte pasur shumë të dashur.
/S.L. portali DurresLajm/