Një grua vetëvrasëse vrau së paku 31 njerëz dhe plagosi 35 të tjerë në qytetin Musajab të Irakut.
Gruaja hodhi veten në erë në një treg në qendër të qytetit, i cili ndodhet rreth 80 kilometra në jug të Bagdadit.
Grupi militant Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin.
10 ditë më parë, grupi ka sulmuar një dyqan akulloresh në Bagdad, duke vrarë së paku 20 veta, kryesisht të rinj dhe fëmijë.