Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas policisë, motori është përplasur me një kamionçinë dhe kanë mbetur të lënduar, drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, automjeti tip ” Ford ” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin A.M., dhe pasagjer shtetasin F.P., të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.