Një person i identifikuar si Kostandin Sylari është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Krutje-Imshte në vendin e quajtur ‘Kthesa e Ngurrezës’.

Konkretisht Sylari po udhëtonte me një motoçikletë në momentin që është përplasur nga një kamionçinë.

I plagosuri është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.