Një makinë ka përplasur për vdekje një 65 vjeçar me iniciale Z.N.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël Elbasan, teksa autori drejtonte mjetin tip “Kamionçinë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë:Shefqet Rama, 54 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël Elbasan, duke drejtuar mjetin tip benz kamioçinë ATP, me targa EL 8223B , është përplasur me një kafshë pune, të cilën e tërhiqte  Z.N., 65 vjeç banues në Elbasan.

Z.N., është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe më pas ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.