Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së të premtes me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri.

Në afërsi të fshatit Slabinjë të Pogradecit, raportohet se ka dalë nga rruga mjeti kamion tip “Benz” me targa AA362KK, me drejtues shtetasin E.M. 24 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, si edhe është plagosur pasagjeri, shtetasi E.Z. 20 vjeç, banues në Pogradec. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Pogradecit, i plagosuri do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.