Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë në Njësinë Administrative Labinot-Fushë.
Në ndihmë të drejtuesit të automjetit të tonazhit të rëndë ka shkuar menjëherë Policia dhe autoambulanca.
Ndërkohë është kërkuar ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses për ta nxjerrë drejtuesin nga kamioni në anë të rrugës.
Dyshohet se shkak i daljes nga rruga të kamionit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit për shkak të motit të keq.





