7shtator 2015 – Një kamion i forcave të armatosura shkakton aksident në unazë, duke dëmtuar 7 makina. Sipas policisë rrugore, shkak i aksidentit ka qenë dëmtimi i menjëhershëm i frenave të kamionit, duke goditur 7 makina që ndodheshin në rrugën e tij dhe të parkuara anash unazës.
Fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme të mëdha material dhe disa lëndime të vogla të drejtuesit të kamionit dhe njërës nga makinat e cila si pasojë e goditjes ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës duke goditur një makinë tjetër. Sipas Abcnews, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegimet për ngjarjen.
/portali DurresLajm/