Një Range Rover i ri dhe një Jaguar me vlerë qindra mijëra dollarë janë shkatërruar, pasi një kamion që po i transportonte u përplas në një urë hekurudhore.
Ngjarja ndodhi kur kamioni i ngarkuar me makinat luksoze, disa prej tyre ende të mbështjellura me qese, tentoi të kalonte poshtë urës, afër stacionit hekurudhor të Perth.
Por lartësia e makinave ishte aq e madhe, saqë ura i shkatërroi plotësisht pjesën e tavanit.
Katër Range Rover, duke përfshirë dhe Velar-in e fundit me vlerë 44.250 paund, duken me tavanin e shqyer plotësisht.





