Zyrtarët në Meksikë kanë nisur hetimet pasi një kamion i mbushur me 157 kufoma njerëzisht është gjetur i braktisur në një fushë.
Trupat u ngarkuan në kamionin frigoriferik në Jalisco pasi në morg nuk kishte më hapësira për të mbajtur kufomat dhe u zhvendosën në një zonë banimi.
Ata që jetonin afër kamionit filluan të ankoheshin për erën e keqe, ndërsa zyrtarët nisën hetimet se si kamioni me kufomat përfundoi atje. Shumë prej trupave tashmë ishin kalbur plotësisht.